Avokati Smakiqi: Qeveria Kurti ka për bazë ligjore kanunin dhe zakonet arbitrare - NACIONALE

Avokati Smakiqi: Qeveria Kurti ka për bazë ligjore kanunin dhe zakonet arbitrare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Xhevdet Smakiqi ka reaguar ndaj vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për suspendim nga detyra të Fadil Kodrës, drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky vendim është jo ligjor, duke përmendur vendimin e KPMSHCK-së për ta rikthyer Kodrën në punë.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka për bazë ligjore kanunin dhe zakonet tjera arbitrare.

Postimi i plotë i Smakiqit:

Qeveria e Arbitraritetit qe tenton te ri kthejë Kanunin e Lekë Dukagjinit si bazë ligjore!

Kur organi kompentent ta anulon vendimin e kundërligjshem siç KSHPMKC-ja, kishte KTHYER në pozitë Ztr.Fadil Kodren dhe kishte anuluar vendimin e Minsitrit te MPB-së, e ai prapë merr vendim për suspendim apo shkarkim te zyrtarit shtetëror, atëherë ky mentalitet kjo kulturë e Ministrit dhe Qeverisë bazë ligjore e ka kanunin zakonet arbitrare dhe jo Kushtetuten dhe Ligjet në fuqi te Kosovës.

Pra nëse ka te vërtetë se çka po shkruan Nacionale për suspendim apo shkarkim te përseritur ndaj Drejtorit te Agjencisë se Emergjencave Ztr.Fadil Kodr, kjo mënyrë e suspendimit apo shkarkimit pa asnjë arsyetim përveç arsyeve personale nxitë reaksion te vetgjyqësisë nga ana e Minsitrit sepse ky ministër nuk po i nënshtrohet Kushtetutes, as organeve kompentente e as ligjit por me vetgjyqësi me kanun po vendos per suspendim e shkarkim te vartësve te tij.

Pra mentaliteti qeverisë po e ri kthen si bazë ligjore te vendimeve te saj bazë ligjore Kanunin e Lekë Dukagjinit për Hakmarrje Personale.

Pra Ministri nëse e ka suspenduar apo shkakruar prapë Ztr.Fadil Kodren u dashtë qe në preambulë te vendimit ta shkruaj se është bazuar ne nenin përkatës Hakmarrja te Kanunit te Lekë Dukagjinit pa te drejtë ankese.

Lajme të ngjashme