Avokati Rudari: Shtesat e miratuara sot për Policinë e Kosovës janë shumë të ulëta - NACIONALE

Avokati Rudari: Shtesat e miratuara sot për Policinë e Kosovës janë shumë të ulëta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Naim Rudari ka reaguar në lidhje me miratimin e shtesave të rrezikshmërisë për Policisë e Kosovës nga ana e Qeverisë.

Rudari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shtesat janë shumë më të ulëta krahasuar me ato sa ishin më parë.

Ai tutje ka thënë se shtesat e miratuara sot do të duhej të ishin shumë më të larta sesa ato që ishin më parë.

Postimi i plotë:

Shtesat për rrezikshmëri në pagë në Policinë e Kosovës janë shumë të ulëta.

Më parë Policia i kishte shtesat për rrezikshmëri si në vijim;

Më e ulëta 105 euro për Administratë dhe eprorët që nuk kanë pasur rrezikshmëri të drejtëpërdrejtë,

Njësitë patrolluese 140

Hetuesit 180

Njësia Speciale Operative (NJSO) 200

Njësia Speciale Intervenuese NJSI (ish FIT), Njesia për Deaktivizimin e Mjeteve Plasëse dhe Mbrojtje e Afërt 225.

Shtesat që sot u prezantuan do të duhej të ishin shumë më të larta se ato që ishin më parë madje do të duhej të bëhej edhe një kategorizim tjetër më adekuat duke mos parë vetëm gjendjen aktuale në vend.

Njesitë patrolluese kufitare nuk kanë rrezikshmëri më të lartë sesa njësitë patrolluese të rregullta (përjashto gjendjen aktuale), po ashtu njësitë e hetimeve nuk mund të jenë në të njëjtin nivel të gjitha shkallët e hetimeve, ku kemi shumë njësi hetimore me rëndësi shumë të ndryshme!!!

Lajme të ngjashme