Avokati: Madeleine Albright do të dëshmonte pro Thaçit në Speciale, po të ishte gjallë - NACIONALE

Avokati: Madeleine Albright do të dëshmonte pro Thaçit në Speciale, po të ishte gjallë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka përmendur disa emra që do të mund të kishin dëshmuar pro Thaçit në Hagë e që tash nuk jetojnë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madelein Albright, ish-ambasadori Richard Holbrook si dhe ish-senatori Robert Dole, raporton lajmi.net.

Të tria këto personazhe, sipas Keohes, do të dëshmonin në Speciale, po të ishin gjallë, dhe do të kishin shumë gjëra pozitive për të thënë për Thaçin.

Ne synojmë të eksplorojmë procedurat e Rregullës 98. Natyrisht, kjo ishte 24 vjet më parë. Ne qëndrojmë këtu sot në tre dëshmitarë të paktën që do të kishin dëshmuar shumë pozitivisht për klientin tim, Sekretarja Albright, sekretare e Shteteve të Bashkuara, Ambasadori Holbrooke, Senatori Robert Dole, të paktën ata të tre kishin thënë gjëra shumë pozitive për klientit im dhe do të kishin dëshmuar, po të kishin mundësi. Sigurisht, ata tre tani janë të vdekur. Dhe propozimi ynë, i nderuari, është nëntë dëshmitarë të moshuar, nga fundi i viteve 70 dhe, sinqerisht, fundi i viteve 80, dhe në 25 shkallë të ndryshme shëndetësore, ata janë dëshmitarë kritikë, ata janë dëshmitarë ndërkombëtarë që ishin të pranishëm në terren, dhe ajo që ne 2 avansojmë është, sigurisht që mund t’ia jap listën tuaj deri më 7 tetor, besoj, ju e përcaktoni”, ka thënë avokati amerikan i Thaçit.

E në lidhje me këtë çështje, avokati i Thaçit ka propozuar një zgjidhje.

Sipas tij, presidentja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, duhet të caktojë një gjyqtar para nisjes së gjykimit, e cila do t'i dëgjonte dëshmitarët e mbrojtjes që janë në gjendje kritike, apo siç i quan Keohe, “dëshmitarë kritikë”.

Sipas Keohes, formati i kësaj procedure para nisjes së gjyqit mund të jetë një dëshmitar me një gjykatës.

Avokati amerikan thotë se kjo do t’i kursejë kohë edhe procedurës së mëtejshme të gjyqit.

Ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentari Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi si dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, më vonë kryeparlamentar, Jakup Krasniqi, po mbahen në paraburgim tash e gati dy vjet.

Gjyqtari paraprak, panelet e Apelit, mirëpo edhe panele të tjera të Supremes kanë refuzuar çdo kërkesë të tyre për mbrojtje në liri. /Lajmi.net/

Lajme të ngjashme