Avokati Koci: Politikanët e Kosovës janë rehatuar me pasaporta të Shqipërisë
Avokati Arianit Koci ka bërë me dije se pasaportat e Shqipërisë për kosovarët janë dhënë pa kriter.
Ai ka thënë se për shkak të lidhjeve të ngushta shumë politikanë dhe biznesmen e kanë marrë pasaportën shqiptare.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në Kosovë ka shumë pak politikan që nuk e kanë marrë pasaportën shqiptare.
“A ka ndonjë politikan i Kosovës që nuk e ka pasaportën e Shqipërisë? Sa kam informata, shumë pak. Madje, pasaportën e kanë edhe shumë prej estradës dhe miljeut të biznesit. Thjesht, kushdo që ka pasë ndonjë lidhje. Janë dhënë pa kriter. Me të njofshëm! Vetëm shiqojeni Fletorën Zyrtare të Republikës së Shqipërise! Në anën tjetër, politikanët e kanë rahatuar vetën, por edhe Shqipëria nënë na ka diskriminuar neve tjerëve. Na ka diskriminuar shumë!”, ka shkruar Koci.