Avokati Jovanoviq për hetimet ndaj Radoçiqit: S'kemi asnjë koment nga Prokuroria për ecurinë e procesit - NACIONALE

Avokati Jovanoviq për hetimet ndaj Radoçiqit: S'kemi asnjë koment nga Prokuroria për ecurinë e procesit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një situatë e e paqartë po vazhdon ta karakterizoj shtetin serb pas sulmi terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku - ndonëse përgjegjësia është marrë nga Milan Radoiçiq -, ai vazhdon të jetë i lirë. Avokati serb, Luka Jovanoviq, në një intervistë për "The Geopost" theksoi se s'ka pasur informacione të mëtejshme nga prokuroria lidhur me hetimet rreth kryeorganizatorit të sulmit në Zveçan.

“Të dyshuarin e vetëm e kemi Radoiçiqin, të vetmin person të përmendur në hetimin që po zhvillohet në Beograd, edhe pse në listën e të kërkuarve të Interpolit ndoshta një muaj më parë ishin dhjetë persona me emra. Gjithashtu nuk kemi pasur informacione të mëtejshme nga prokuroria, nuk kemi pasur komente për zgjatjen e mundshme të hetimit apo raportim për ecurinë e tij deri tani. Nga ana tjetër, ka mundësi që për shkak të sezonit zgjedhor në Serbi, kjo çështje të mos jetë përfaqësuar aq sa e meriton”, tha avokati serb.

Avokati kritikoi funksionimin e ligjit në Serbi, duke përmendur rastin e rrahjes dhe torturave ndaj politikanit opozitar, Nikola Sanduloviq. Jovanoviq nënvizon se Serbia ka injoruar të drejtat elementare që iu garanton qytetarëve të saj në procedurat penale.

Lajme të ngjashme