Avokati i Sanduloviqit: Regjimi i Vuçiqit u privoi serbëve nga veriu i Kosovës lirinë e shprehjes
Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviqit, ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Radiotelevizioni publik në të cilat shihet kryeorganizatori i sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiq duke grushtuar brutalisht ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut.
Përmes një reagimi në X, ai ka thënë se "kjo është pasqyra e vërtetë e situatës së serbëve nga veriu i Kosovës: ata abuzohen nga 'komandant lufte' vendas nën kontrollin e Aleksandar Vuçiqit.".
"Çdo serb që jeton në veri të Kosovës i ndalohet të shprehë mendimin e tij, dhe nëse e thotë aty ku nuk ka rëndësi: do të trajtohet kështu nga liderët e organizatës/organizatave paraushtarake apo persona të tjerë nën kontrollin e Aleksandër Vuçiqit."- ka shkruar ai.
Ai më tej ka akuzuar presidentin Vuçiq se ua ndaloi serbëve të veriut "lirinë e tyre të mendimit dhe të shprehjes përmes frikësimit dhe abuzimit".
"Regjimi i Aleksandër Vuçiqit u privoi serbëve nga veriu i Kosovës lirinë e tyre të mendimit dhe të shprehjes përmes frikësimit dhe abuzimit, dhe ua ndaloi të përdorin të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre politike - sepse të gjitha këto liri u hiqen me këto rrahje dhe të tjera. nga krerët e grupeve paraushtarake nën kontrollin e Aleksandër Vuçiqit." - tha ai ndër të tjera.
📢 📸 🎞️
— Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) February 27, 2024
LEAKED VIDEO OF MILAN RADOICIC, henchman and close friend of Aleksandar Vucic, member of the BIA, executor/commander of the paramilitary/terrorist group which clashed with the Kosovo police in the Banjska monastery on Sept. 24, 2023.
-WHILE BEATING A SERBIAN FROM… pic.twitter.com/OLOdV53WRb