Avokati i Pjetër Shalës: Gjykimi për të qenë i drejtë, duhet të jetë publik
Avokati i Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale, Jan Lui-Jilesen ka kërkuar nga trupi gjykues që dëshmitë e dëshmitarëve të jenë të hapura për publikun.
Kjo sipas tij do të ndikonte që gjykimi të jetë i drejtë dhe transparent për të gjithë.
“Është e rëndësishme të tregojmë dje se çfarë ka ndodhur me z. Shalën. Ai më shpjegoi dhe unë jam shumë i ndjeshëm, ai më tha arsyen pse. Ai më tha se ajo që ndjeu mirë apo keq ishte e dhimbshme të dëgjonte gjërat që nuk po thuheshin në publik. Ai është në dijeni për nevojën për të respektuar masat mbrojtëse, por ndjesia e tij ishte se ai pati kontakt me ish-partnerët në Belgjikë dhe miqtë, që thanë se nuk e ndjekim dot seancën dhe nuk e kuptojmë. Është seancë me copa dhe për publikun është shumë e vështirë të kuptohet”, deklaroi avokati gjatë seancës së sotme.
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi të ndërgjegjshëm ku një gjykim i drejtë. Një gjykim për të qenë i drejtë duhet të jetë publik. E theksoj se seancat publike janë një garanci për gjykimin. Kjo është një gjë e rëndësishme ku duhet të gjejmë ekuilibrin. Nuk duhet të harrojmë parimet se seancat janë publike”- tha avokati i Shalës.
Prokuroria në anën tjetër theksoi se do të tentojnë që sa më shumë dëshmitarët të dëgjohen në seanca publike.
Trupi gjykues në anën tjetër kërkoi që të shqyrtohet mundësia që Shala të jetë në gjykatë, e jo të marrë pjesë me video-konferencë.