"Avokati i përgjithshëm" i Vetëvendosjes s’i ndahet letrës së fjalimit, e lexon edhe shenjën e pikësimit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, e ka lexuar me aq përkushtim fjalimin e shkruar në letër, saqë u përkujdes që të lexonte me zë e me kujdes edhe një shenjë pikësimi – vizën.
“Ndër të tjera, projektligji përcakton obligimet e pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ndjek trajnime, shkollime gjatë shërbimit në FSK, është i obliguar të shërbejë dyfishin e kohës së shkollimit, vizë, trajnimit dhe...”, lexoi Dugolli. Në fjalim, sigurisht, e ka pasur të shkruar “shkollimit – trajnimit”.
Dugolli njihet për mbrojtjen e pakushtëzuar që ia bën Qeverisë Kurti përmes shkrimeve në rrjetin “Facebook” dhe përmes paraqitjeve televizive./Nacionale