Avokati i PDK-së: Shkeljet kushtetuese të Qeverisë tregojnë apetitet për pushtet të pakufizuar - NACIONALE

Avokati i PDK-së: Shkeljet kushtetuese të Qeverisë tregojnë apetitet për pushtet të pakufizuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, ka komentuar shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës nga Qeveria Kurti.

Në një konferencë për medie, Fetahi ka vlerësuar se shtatë shkeljet kushtetuese të qeverive Kurti tregojnë apetitet abuzive për pushtet të pakufizuar.

Për shkak të përvojës relativisht të gjatë në procese kushtetuese, kam pasur fatin që të angazhohem në kapacitetin profesional në betejat kushtetuese që janë zhvilluar viteve të fundit, dhe të cilat, padyshim përbëjnë jo vetëm raste studimore për katedrat e drejtësisë kushtetuese, por paraqesin njëkohësisht edhe apetitet abuzive për pushtet të pakufizuar të bartësve të jetës institucionale të kësaj qeverie, si në mandatin e parë, ashtu edhe tani, në mandatin e dytë”, ka deklaruar Fetahu.

Ai ka bërë me dije se partia më e madhe opozitare nuk do të ndalet se adresuari shkeljet e këtij pushteti.

Si avokat dhe si Përfaqësues i Autorizuar i Grupit Parlamentar të PDK-së, ndihem i kënaqur dhe i lehtësuar kur shoh vullnetin e plotë të deputetëve për t’i qëndruar besnik betimit që ata e kanë dhënë për të mbrojtur Kushtetutën dhe vlerat e saj”, është shprehur Fetahu.

Lajme të ngjashme