Avokati i Kadri Veselit sot e vazhdon fjalën përfundimtare - NACIONALE

Avokati i Kadri Veselit sot e vazhdon fjalën përfundimtare

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ekipi mbrojtës i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli sot do te vazhdojë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse.

Dje në orët e pasdites avokati i Veselit, Rodney Dixon, ka nisur fjalën përfundimtare.

Në adresimin e tij, ai ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë provë se klienti i tij ka kryer krime.

“Nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë e dorës së parë që tregon përfshirjen e Veselit në veprat penale që pretendohet se ka kryer. Pretendimet e drejtpërdrejta janë bazuar në prova dytësore, bazuar në fjalë goje, pra shpesh edhe janë hequr”, ka thënë ai.

Sipas tij, çështja e Prokurorisë kundër Veselit mund të përshkruhet si një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin.

“Çështja e Prokurorisë kundër Veselit mund të përshkruhet si një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin. Për më shumë se pesë vjet që kur u ngrit aktakuza, e madje edhe më parë, që në 2015 ku u krijuan Dhomat e Specializuara dhe filluan hetimet, ZPS-ja ka gjurmuar diçka që nuk ekziston, janë munduar që të gjejnë prova për përfshirjen e Kadri Veselit në veprimtari penale”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme