Avokati e quan skandaloz vendimin e Apelit: Pokurori ishte tërhequr nga akuza, apeli e dënon - NACIONALE

Avokati e quan skandaloz vendimin e Apelit: Pokurori ishte tërhequr nga akuza, apeli e dënon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vendim skandaloz i Gjykatës së Apelit e ka quajtur avokati Ahmet Tahiri, një vendim të Gjykatës së Apelit e cila ia ndryshoi aktgjykimin Gjykatës Themelore, për një klient të avokatit.

Sipas tij, klienti i tij ishte përfshirë në amnisti, e prokurori ishte tërhequr nga akuza, por Apeli nuk i lexoi fare dokumentet, duke prodhuar kështu një skandal sipas avokatit.

E plotë:

Se drejtësia në Kosovë lëngon e dëshmon edhe ky vendim skandaloz i kolegjit të Gjykatës së Apelit, i cili pavarësisht se vepra penale ishte e perfshirë në amnisti, e ndryshoi aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në dënim dënues për veprën penale e cila është përfshirë në amnisti.

Këto shkelje nuk do të ndodhnin nëse kolgji përbërës i Gjykatës së Apelit do ta merrte mundin që së paku ta lexonte shqyrtimin gjyqësorë, nëse do ta lexonte akuzën dhe nëse do t'i kishte administruar provat. Madje, sikur kjo papërgjegjësi totale mos të mjaftoj, nuk e kishin fare as proceverbalin e datës 27/07/2023 ku shkruhej qartë se prokurori i shtetit ishte terhequr nga akuza si rrjedhojë e amnistisë së veprës.

Në rrethana të tilla, kur një gjykatë luan me fatin e një njeriu pa e lexuar fare përmbajtjen, Këshilli Gjyqësor do të duhej të ndërmerrte masa urgjente ndaj kolegjit përgjegjës në mënyrë që në të ardhmen mos të rrezikohet siguria juridike në vend.

Sigurisht se në këto rrethana ne do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme ku besojmë se do të korrigjohet ky skandal.

Lajme të ngjashme