Avokati Besnik Berisha pas dënimit të Shaban Gogajt: Kjo është drejtësi - NACIONALE

Avokati Besnik Berisha pas dënimit të Shaban Gogajt: Kjo është drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Shaban Gogajt, Besnik Berisha, ka folur para medieve, pasi u shpall dënimi ndaj klientit të tij.

Megjithatë, Gogaj u dënua me shtatë vite e gjysmë burgim për vrasje nga pakujdesia, edhe pse akuzohej për vrasje të rëndë.

Berisha ka thënë para medieve se kjo që ndodhi sot, është drejtësi, raporton Nacionale.

“Më duhet t'i shpreh sinqerisht keqardhjen dhe ngushëllimet për familjen Tetaj, që e kanë humbur djalin e tyre. Rasti që e kishim katër vjet në duar në trajtim, sot mori epilog, që për mua është drejtësi, edhe pse sanksioni mund t'i kalojë kufijtë ligjorë. Për mua ka qenë epilog i pritur dhe i merituar. Kjo është drejtësia”, tha Berisha.

“U faktua se nuk ka pasur dashje. Nuk ka pasur qëllim, nuk ka pasur synim për ta privuar nga jeta të ndjerin. E di që është e rëndë për familjen Tetaj. Një trup gjykues që realisht i ndoqi kërkesat e tyre pa fund, por që e dha verdiktin e prognozuar nga unë”, deklaroi avokati.

“Ky rast është shoqëruar me ndodhi të padëgjuara ndonjëherë. Përjashtimi im ka qenë arbitrar, i kundërligjshëm. Ndërkohë nuk kam ndikuar tek askush. Oda është shtëpia ime. Ka për obligim t'i mbrojë të drejtat e të akuzuarit. Duket se gjykata u pajtua, ne lëshuam pe dhe e zhbllokuam procesin, atëherë kur u bindëm se do të ketë drejtësi”, tha Berisha.

“Drejtësia, kur nuk u bie njerëzve tamam, atakohet. Pala mbrojtëse ka thënë se ky trup gjykues ia ka kthyer shpresën drejtësisë”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme