Avokati Berisha: LDK-ja duhet me e ndryshu urgjentisht konceptin e komunikimit politik
Avokati Besnik Berisha ka reaguar ndaj tubimin elektoral të LDK-së, i cili është duke u mbajtur në sallën 1 Tetori në Prishtinë.
Ai ka bërë me dije se kjo parti urgjentisht duhet të ndryshojë konceptin e komunikimit politik dhe të fushatës zgjedhore.
Në profilin e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se politika nuk është garë kush flet me bukur.
“Sa here duhet me deshtu qe me e kuptu se me fjale te medha, me ligjerata pa shpirt e me fjalime qe tingellojne si ese universitare, nuk fitohet besimi i qytetarit? Politika nuk eshte gare kush flet me bukur. Eshte aftesi me u kuptu nga qytetari i zakonshem, ai qe pret nje fjale te qarte, nje qendrim te sinqerte dhe nje zgjidhje reale. LDK duhet me e ndryshu urgjentisht konceptin e komunikimit politik dhe te fushatës”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Nuk po ju degjojne akademiket ne auditor. Po ju degjon nje popull i lodhur nga fjalet boshe, nga filozofite pa fund dhe nga premtimet qe tingellojne si referate. Folni thjeshte, folni drejt, besojeni ate qe e thoni dhe mos i bini rrotull çdo pyetjeje e mos tentoni me tingellu “te mencur” ne çdo fjali. Qytetari nuk kerkon perfeksion retorik. Kerkon ndershmeri, qartesi dhe ndjenje se dikush po e kupton realitetin e tij. P.S. Shkas per kete reflektim mora nga nje fjalim qe sapo degjova ne takimin elektoral dhe sinqerisht, me erdhi keq sa larg realitetit mund te tingelloje politika, edhe kur mendon se po flet mire”, ka shkruar ai.