Avokati Beqiri: Kërkesa për masë të përkohshme bëhet ndaj vendimeve që supozohen se janë antikushtetuese - NACIONALE

Avokati Beqiri: Kërkesa për masë të përkohshme bëhet ndaj vendimeve që supozohen se janë antikushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Metor Beqiri e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cika ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese masë të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh.

Ai ka vlerësuar se nuk është e qartë nëse kjo kërkesë është bërë me vetëdije të plotë për pasojat procedurale dhe juridike që e shoqërojnë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Beqiri ka treguar se kur kërkohet masë e përkohshme.

“Presidentja Osmani paska kërkuar pezullim të përkohshëm, apo masë të përkohshme ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për afatin 30 ditor të konstituimit të Kuvendit. Nuk është e qartë nëse kjo kërkesë është bërë me vetëdije të plotë për pasojat procedurale dhe juridike që e shoqërojnë, dhe nëse është bazuar në nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në nenet përkatëse të Kapitullit V të Rregullores së Punës së Gjykatës. Megjithatë, nëse kjo është baza ligjore e pretenduar, atëherë kemi të bëjmë me një lëshim të rëndësishëm procedural”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Kërkesa për masë të përkohshme, bëhet ndaj vendimeve të cilat supozohen se janë antikushtetuese, si dhe janë aq të dëmshme saqë duhet të vendoset masë e përkohshme ndaj tyre, para marrjes së vendimit meritor. Dyshoj shumë që Gjykata Kushtetuese, do vendos masë të përkohshme ndaj një vendimi të cilin e ka lëshuar vet para më pak se një muaji. Ky veprim ngre shqetësime serioze për mënyrën e kuptimit dhe zbatimit të normave kushtetuese nga ana e Presidentes”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme