Avokati a familjarëve të fëmijve të vrarë në rastin “Panda”: Vuçiqi e shfrytëzon për nevoja politike, hetimet janë bllokuar
Vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë se vrasjen e gjashtë fëmijëve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë para 26 viteve nuk e kishin kryer shqiptarët, ndërsa familjarët e fëmijve të vrarë fajësojnë shtetin serb se kanë bllokuar hetimet.
Avokati i familjarëve Ivan Niniq, siç e citoi mediumi serb “KoSSeV”, ka thënë se hetimet kanë mbetur në vend “në mënyrë që të ruhen individitët që në vazhdimësi deri këto vite mbeten faktorë të rëndësishëm në punën e shërbimeve sekrete (serbe)”.
Niniq fajësoi Vuçiqin që këtë krim historik “e ka përdorur për poena politike”.