Avokat Koci i fton në drekë dy vajzat që u bullizuan veç pse flisnin anglisht
Avokati i njohur, Arianit Koci ka ftuar në drekë dy vajzat që po bullizohen nëpër rrjete sociale, për një arsye shumë banale, veç pse folën në gjuhën angleze në një video, si dhe treguan se nuk dëgjojnë shumë muzikë shqip.
Gazetari i KTV-së në një video së fundi, pyet dy vajza nëse dëgjojnë muzikë në gjuhën shqipe.
Njëra nga vajzat, përgjigjet shkurt “Jo’, kurse tjetra elaboron mendimin e saj jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në atë angleze.
Mjaftoi kjo, që shumë qytetarë të bëjnë komente tmerruese kundër vajzave.
Në lidhje me këtë, avokati Koci ka thënë se “po i pëlqen qe vajzat po shprehin lirshëm mendimin”.
Ai ka shtuar se “kur hynë në provim në fakultet, vajzat sigurt e flasin shqipën e pastër”.
Në fund, ai ka thënë se bashkë me bashkëshorten e tij, po i ftojnë vajzat në drekë.
“Sidoqoftë, une e Merita po i ftojmë publikisht në drekë. Aty mundemi me fole për shije muzikore, e ndoshta edhe e mësojmë ndonjë fjalë të re. P.s Kush i njeh, lë t’ma jep kontaktin e tyre.” – tha Koci.
Postimi i plotë në Facebook:
Këto dy vajzat nuk po i njoh.
As shijen muzikore nuk e kemi të njejtë: i dëgjoj të gjitha zhanret muzikore - prej klasikës e deri të këngët reja shqipe.
Madje, jam fans i rap-it shqip.
Por, po më pëlqejnë që po e shprehin lirshëm mendimin; pa komplekse.
Madje, në momente po më duken simpatike me slang-un, apo gjuhen joformale që e flasin rinia në tërë botën.
Vajzat nuk po dallojnë prej një pjese të rinisë në botë, që gjuhen amtare e kombinojnë me gjuhën angleze.
A është mirë me e kriju një hibrid të tillë?
Po e përsëris, kjo është slang.
Përpara është folë në mes të rinisë një slang specifik në Kosovë: shqip me turqizma, serbizma dhe fjalë mbrapa.
Jush rome, som u leç. A po rrem shev o lladub? - është njëri prej rasteve të sleng-ut që është folë më herët.
Tash po ka fjalë në anglisht. Ka ndrru koha.
E kur hyjnë në provim në fakultet, vajzat sigurt e flasin shqipen e pastër.
Sidoqoftë, une e Merita po i ftojmë publikisht në drekë.
Aty mundemi me fole për shije muzikore, e ndoshta edhe e mësojmë ndonjë fjalë të re.
P.s
Kush i njeh, lë t’ma jep kontaktin e tyre.
