Avioni luftarak rus rrëzohet në Siberi, humbin jetën dy pilotë
Autoritetet lokale, kanë bërë të ditur se një avion ushtarak rus është rrëzuar në një zonë banimi në Siberinë jugore.
Njoftohet se avioni Sukhoi Su-30, ishte rrëzuar në një shtëpi banimi dykatëshe në qytetin e Irkutsk, duke lënë të vrarë të dy pilotët.
Sipas Ministrisë Ruse të Situatave të Emergjencave, në kohën e rrëzimit avioni ishte në një fluturim testues.
Ky ishte incidenti i dytë brenda gjashtë ditëve në Rusi, pasi të hënën e kaluar një avion ushtarak Sukhoi Su-34 u përplas në një bllok apartamentesh në qytetin jugor të Yeysk, afër Ukrainës, duke lënë të vrarë të paktën 15 persona.