Avionët F-16 të ShBA-së fluturojnë në Bosnjë, një ditë para tubimit të Dodikut - NACIONALE

Avionët F-16 të ShBA-së fluturojnë në Bosnjë, një ditë para tubimit të Dodikut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avionët e famshëm luftarakë amerikanë F-16 do të fluturojnë mbi Bosnjë e Hercegovinë një ditë para ditës së Republikës Srpska.

Mediumi boshnjak “klix.ba”, raporton se deri më tani nuk dihen arsyet e këtyre fluturimeve dhe se rrugët e tyre nuk janë bërë publike.

Megjithatë, këto zhvillime janë parë si një shenjë e partneritetit mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, është interesante që fluturime e tre avionëve, do të bëhen një ditë para festës antikushtetuese të Republikës Srpska, e cila festohet më 9 janar në Republikën Srpska dhe organizohet nga Milorad Dodik.

Avioni luftarak F-16 është një aeroplan reaktiv me një motor, me shumë role dhe mund të përdoret në misionet ajër-ajër, si dhe për sulm tokësor. Këta njihen si avionët luftarakë më aktivë në botë.

Lajme të ngjashme