Avdyli për masat e BE-së ndaj Kosovës: S’janë duke dhënë kurrfarë efekti - NACIONALE

Avdyli për masat e BE-së ndaj Kosovës: S’janë duke dhënë kurrfarë efekti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Haxhi Abdyli, deputet i partisë Guxo, ka komentuar masat e BE-së ndaj Kosovës, të cilat ai i cilësoi si sanksione.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Abdyli vlerësoi se masat ndëshkuese nuk janë duke dhënë kurrfarë efekti.

“Sa i përket sanksioneve, ne në Kosovë absolutisht nuk… këto sanksione nuk janë duke dhënë kurrfarë efekti. Më shumë janë sanksione fiktive sepse Kosova ëshyë duke bërë marrëveshje, Kosova është duke vizitu shtete dhe akterë të lartë politikë që janë duke ardhë në Kosovë dhe absolutisht këto sanksione nuk janë çështje që janë duke ndikuar drejtpërdrejt në Kosovë”, tha Avdyli.

Përmes këtij qëndrimi, Abdyli ra në kundërshti me interpretimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili vlerësoi se Kosova po vuan.

“Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore. Për shembull, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë, megjithëse ne e kemi përmbushur atë në 69 për qind. Huat dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit uvropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Europian”, kishte deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme