Avdiu: William Walker tregon se sa të rëndësishëm janë diplomatët amerikanë për Kosovën
Analistja Zana Avdiu, në ditën e përkujtimit të maskarës së Reçakut, ka shkruar një status për rëndësinë e diplomatëve amerikanë për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kujtuar të gjithë emrat e politikanëve dhe diplomatëve amerikanë që kanë ndihmuar Kosovën.
“Keto jane ditet e keta jane muajt, kur duhet te kujtojme se kush eshte Amerika per kete vend. Kush jane miqte per kete vend, Si Clinton, Albright, Blair, Ëilliam Ëalker, etj”, ka shkruar Avdiu.
Avdiu, më tej thotë se kush është kundër diplomatëve amerikanë nuk ia do të mirën vendit.
“Dhe, kush eshte kunder Amerikes, eshte kunder shtetit te Kosoves. Eshte kunder viktimave te luftes. Eshte kunder ekzistences tone”, ka shkruar ajo.
