Avdiu: Rritja reale e pagave do të ndodhte nëse tejkalohet inflacioni - NACIONALE

Avdiu: Rritja reale e pagave do të ndodhte nëse tejkalohet inflacioni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analistja Zana Avdiu ka kritikuar Qeverinë Kurti duke e akuzuar për mungesë zhvillimi përgjatë qeverisjes. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Avdiu ka thënë se rritjet e pagave po ndodhin për arsye të zgjedhjeve.

Ajo kujtoi inflacionin e paprecedentë që e karakterizoi vendin viteve të fundit, duke thënë se kjo rritje përbën vetëm barazim me inflacion.

Postimi:

Kater vjet pa asnji zhvillim. Rritja e çmimeve e ka rendu fort jeten e secilit prej nesh.

E pagat, po rriten veç para zgjedhjeve.

Po, a osht kjo realisht rritje? Ne fakt, kjo osht veç barazim me inflacionin – çmimet jane rrite e vlera reale e pagave mbetet e njejte. Rritje e vertete kish me kane nese kish me e kalu inflacionin.

Pra, me nji fjale, sen s’ka ba. Bile osht shume vone.

Lajme të ngjashme