Avdiu: Pse u lirua Naser Pajazitaj? - NACIONALE

Avdiu: Pse u lirua Naser Pajazitaj?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitajt.

Në profilin e saj në “facebook”, ajo ka shprehur habinë e saj për këtë vendim të gjykatës.

Pse u lirua Naser Pajazitaj, nga Gjykata Supreme? Ai ishte denuar me burgim te perjetshem per vrasje te Donjeta Pajazitajt. Pastaj, denimi i ishte ulur ne 35 vjet. Ndersa, sot ai lirohet. Cka po ndodh? Nese eshte i fajtor, pse u lirua? Si ka mundesi qe lirohet nje vrases? Nese eshte denuar pa faj, cka do te thote kjo per Gjykatat tona? Donjeta u vra. Kush e vrau ate? Kush e fshehi trupin e saj gati per dy muaj? Kush e beri kete vrasje makabre, atehere?”, ka shkruar Avdiu.

Lajme të ngjashme