Avdiu ironizon me vendimin për Pantiqin: Dinjiteti në veri!
Aktivistja, Zana Avdiu, e ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për zëvendësimin e masës së paraburgimit në arrest shtëpiak për ish-policin serb, Dejan Pantiq.
Përmes, një statusi në Facebook, aktivistja Avdiu, ka shkruar se Policia ka mbetur e mbyllur për javë të tëra, barrikada gjithandej, zgjedhjet nuk mbahem.
Ky është postimi i saj i plotë:
“Lirohet Pantiq.
Policia mbetet e mbyllur per jave te tana.
Barrikada gjithandej.
Zgjedhjet nuk mbahen.
Vendimi per targa nuk zbatohet.
Veriu i tensionum sa me ska.
Dinjitet!”.