Avdiu flet për humbjet e Trustit: Deputetët milionerë të VV nuk e dinë as sa janë ngritë çmimet
Analistja Zana Avdiu, ka komentuar raportimet se Trusti ka pësuar humbje të mëdha të kursimeve pensionale.
Avdiu ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes duke thënë se ata refuzuan që qytetarët t’i marrin parat e tyre.
Më tej, ajo është shprehur e shqetësuar edhe për rritjen e frikshme të çmimeve.
“Trusti eshte tu pas humbje te medha. Po deputetet milionere te VV qe nuk e dine as sa jane ngrite cmimet, refuzuan qe paret e tyne ti marrin qytetaret. E frikshme me hy ne market, e mi pa cmimet.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe para disa ditëve, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka prezantuar disa shifra që tregojnë se Trusit ka pësuar humbje të mëdha.
Për të mos harruar, trendi i rritjes së çmimeve po vazhdon.
