AUV: Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara - NACIONALE

AUV: Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që me rastin e festës së Kurban Bajramit, më 27 maj 2026, therja e kurbaneve të kryhet vetëm në thertoret e aprovuara dhe të licencuara.

Sipas AUV-it, therja jashtë objekteve të destinuara për këtë proces përbën shkelje ligjore dhe mund të rrezikojë shëndetin publik. Agjencia ka paralajmëruar se nuk do të tolerohen lëvizjet e kafshëve pa dokumentacion, shitblerja apo therja në vende publike.

Tutje, është bërë e ditur se thertoret e licencuara janë nën mbikëqyrje veterinare dhe plotësojnë kushtet sanitare e higjienike për garantimin e sigurisë ushqimore. Në fund, AUV dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë uruar qytetarët për festën, duke bërë thirrje për kremtim të sigurt dhe të shëndetshëm.

Lajme të ngjashme