AUV asgjëson 26 ton mish - NACIONALE

AUV asgjëson 26 ton mish

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Ushqimi dhe Veterinarisë ka njoftuar se nën mbikëqyrjen e kontrollit kufitar dhe në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës kanë asgjësuar 26 ton mish.

Ky asgjësim u bë pasi malli u refuzua me 23 korrik për shkak të kushteve jo të mira gjatë transportit njofton AUV-i.

“Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq.”, njofton AUV.

Njoftimi i plotë :

Asgjësohet ngarkesa prej 26 ton mish e refuzuar për import

Nën mbikëqyrjen e autoriteteve të kontrollit kufitar MIK bashkë me ATK, u asgjësua ngarkesa prej 26 022 kg mish. Ngarkesa e cila ishte refuzuar me datë 23 Korrik, për shkak të mos ruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit. Në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës. Operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për asgjësimin e mallit. Duke respektuar procedurat AUV pranon kërkesën për asgjësim. Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq.

Asgjësimi është realizuar duke u respektuar kushtet për shkatërrim të mallrave në vend-lokacion të caktuar për mbeturina. I gjithë procesi është zhvilluar me prezencën e zyrtareve shtetërorë.

Lajme të ngjashme