Autoritetet serbe arrestojnë një kosovar në Merdarë nën pretendimin për "krime lufte"
Autoritetet serbe kanë bërë të ditur arrestimin e një kosovari në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, nën dyshimin për “krime lufte”.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiq, ka thënë se Tefik Mustafa u arrestua pasditen e 1 qershorit në Merdarë për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas MPB-së serbe, Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë - Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.
“Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, ka bërë të ditur më tej Daçiq.