Autobusi ra në lumë, së paku 14 indianë vdiqën në Nepal - NACIONALE

Autobusi ra në lumë, së paku 14 indianë vdiqën në Nepal

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 14 persona vdiqën, 16 u lënduan dhe ka frikë se disa të tjerë janë zhdukur, pasi një autobusë me të cilin po udhëtonin 40 indianë ra në një lumë në Nepal, tha të premten një zëdhëns i policisë së shtetit që shtrihet në Himalaje.

Rrugët në rajonin malor mund t’i sfidojnë vozitësit, pasi ato shpesh janë të ngushta dhe të rrezikshme, duke e vështirësuar manovrimin e automjeteve të mëdha nëpër kthesa në formën e shkronjës U, raporton agjencia “Reuters”.

Autobusi, i regjistruar në Indi, ishte nisur për në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, nga qyteti turistik Pokhara me rreth 40 pasagjerë indianë, tha zëdhënësi Shailendra Thapa.

Shpëtimtarët nxorën 16 persona nga uji me nivel të ngritur nga shiu në Lumin Marsyangdi, në distriktin Tanahun, rreth 118 kilometra larg kryeqytetit, tha Thapa.

Policia dhe ushtria lëshuan shkallë të gjata metali për të arritur deri te lumi, duke përdorur litarë për t’i nxjerrë të lënduarit dhe të vdekurit.

Lajme të ngjashme