Autobusi përplaset në murin e tunelit, 14 të vdekur në Kinë
Një autobus u përplas në një mur tuneli të martën në provincën veriore kineze, Shanxi, duke lënë të vdekur 14 persona, ndërsa 37 të tjerë pësuan lëndime, raportuan të mërkurën mediat shtetërore kineze.
Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi në orën 14 e 37 minuta sipas kohës lokale në autostradën e Hubeit, raportoi televizioni shtetëror CCTV, ndërsa shumë njerëz u dërguan në spital për trajtim, përcjell agjencia “Reuters”.
Në një rast tjetër, tre persona vdiqën dhe 16 të tjerë u lënduan, pasi një veturë u përplas në një turmë në një shkollë profesionale në Taizhou, që ndodhet në provincën lindore kineze, Zhejiang, të martën, njoftoi byroja lokale e sigurisë publike, sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”.
Rasti ndodhi rreth orës 11 e 20 minuta paradite në Shkollën Teknike dhe Profesionale “Taizhou”. Në raport thuhet se të lënduarit janë në gjendje stabile.