Aurora Berisha, kandidate për deputete e PDK-së: Qeveria Kurti është qeveri e territ, Bedri Hamza do t’i sjellë dritë Kosovës - NACIONALE

Aurora Berisha, kandidate për deputete e PDK-së: Qeveria Kurti është qeveri e territ, Bedri Hamza do t’i sjellë dritë Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete e PDK-së, Aurora Berisha, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të energjisë elektrike.

Ajo ka vlerësuar se kjo është “dhurata” e fundit e Qeverisë Kurti për qytetarët e Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Qeveria Kurti është qeveri e territ.

Sipas saj, vetëm PDK-ja dhe Bedri Hamza mund ta nxjerrin Kosovën në dritë.

Në prag të festave të fundvitit, qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike dhe fatura jashtëzakonisht të larta. Kjo është “dhurata” e fundit e Qeverisë Kurti për qytetarët e Kosovës. Kjo qeveri, gjatë këtyre katër viteve, i ka sjellë Kosovës vetëm terr. Kosova ka nevojë për energji të reja dhe për njerëz që sjellin dritë dhe shpresë. PDK-ja dhe Bedri Hamza do ta largojnë terrin nga Kosova. Kosova mundet më mirë; Kosova meriton më shumë dritë”, ka shkruar Berisha.

Aura Berisha në listën zgjedhore të PDK-së e mban numrin 68.

Lajme të ngjashme