Aurora Berisha: Entuziazmi për PDK-në dhe Bedri Hamzën po vërehet në gjithë Kosovën - NACIONALE

Aurora Berisha: Entuziazmi për PDK-në dhe Bedri Hamzën po vërehet në gjithë Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka bërë me dije se në çdo takim po vërehet entuziazmi qytetar në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Ajo ka treguar se një gjë e tillë është parë edhe në takimin që sot ka pasur Gjilan, ku së bashku me disa kandidatë për deputetë të PDK-së kanë takuar qytetarë të kësaj komune.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha është shprehur e kënaqur me mbështetjen që PDK-ja ka marrë në këtë takim.

“Së bashku me Arbenin, Selverin, emnaken time, Aurorën, por edhe me kryetarin e degës Riadin, sot takuam strukturat e PDK-së dhe shumë qytetarë në Gjilan. Jashtëzakonisht e kënaqur me entuziazmin e këtij takimi për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sikur në çdo takim tjetër, edhe sot në Gjilan u dëshmua mobilizim qytetar dhe përkrahje e fuqishme për PDK-në dhe kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Berisha.

Aura Berisha në listën zgjedhore të PDK-së e mban numrin 68.

Lajme të ngjashme