Augustin Palokaj: Sorensen do të pasojë Lajçakun në dialogun Kosovë – Serbi
Korrespodenti i “Kohës” në Bruksel, Augustin Palokaj, shkroi se pasues i Miroslav Lajçakut në pozitën e ndërmjetësit në dialogun Kosovë – Serbi, do të jetë diplomati danze, Peter Sorensen, i cili ka marrë dritën e gjelbër nga Përfaqësuesj e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
“Sipas procedurave të BE-së tash duhet që këtë ta konfirmojnë edhe vendet anëtare të BE-së në Këshill. Kjo do të jet në rend dite javën e ardshme, me gjasë të martën më 21 shkurt, në Komitetin për politike dhe siguri e më pas do të dërgohet në konfirmim në nivel ministror. Burimet e KOHËS në Bruksel thonë se e gjithë kjo pritet të jetë vetëm formalitet, pasi asnjë vend anëtar nuk ka asnjë kundështim për Sorensenin”, shkroi ai.
Nëse gjithçka shkon sipas planit vendet anëtare të BE-së deri në fund të këtij muaji do ta konfirmojnë Sorensenin si EUSR për dialog dhe ai do ta nisë punën nga fillimi i shkurtit, thotë më tej ai.