Auditori që zbuloi keqpërdorimin 16 milionësh në ministrin e Aliut: Veprova në bazë të ligjit - NACIONALE

Auditori që zbuloi keqpërdorimin 16 milionësh në ministrin e Aliut: Veprova në bazë të ligjit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Begzad Musliu, drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu, i cili është kërcënuar nga Aliu dhe zëvendësi i tij Durmishi për anulimin e një tenderi në vlerë prej 16 milionë euro, ka thënë për Insajderin se i ka kërkuar ministrit Aliu që ta anulojë këtë tender.

Sipas tij auditimin e brendshëm të tenderit 16 milionësh, e bazoi në Ligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.

“Ne në çdo kohë brenda orarit të punës sa herë që ne shfaqim dyshimet tona për mashtrim të kontrolleve të brendshme menaxheriale apo dhe operacionale, i ofrojmë me shkrim apo me gojë shërbime të sigurisë objektive Udhëheqësit të SSP/Ministrit/es. Është në diskrecionin e tij/saj që t’i ndërmerr masat e duhura ligjore për ta evituar, shmangur apo pranuar rrezikun” ka thënë Musliu.

Musliu i ka demantuar fjalët e Durmishit i cili ka thënë se Musliu këtë raport ua ka dërguar mediave e jo ministrit e zëvendësit.

“Për rastin në fjalë, ne i kemi ofruar me shkrim Shërbime të Sigurisë Objektive Ministrit dhe Sekretarit. Shërbimet e Sigurisë Objektive u janë dërguar me shkrim në rrugë zyrtare Ministrit dhe Sekretarit përmes Arkives Qëndrore të Ministrisë dhe përmes e-malit zyrtar të tyre. Materiali zyrtar u është dërguar me datën: 23.06. 2022 pjesa e parë dhe me datën: 29.06.2022 pjesa e dytë”, tha Musliu.

Ky tender ka të bëjë me mirëmbajtjen e dy autrostradave të Kosovës.

Lajme të ngjashme