Atiq pret Hetemin në zyrë, diskutojnë për projektet e vitit tjetër - NACIONALE

Atiq pret Hetemin në zyrë, diskutojnë për projektet e vitit tjetër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitorvicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se sot ka pritur në vizitë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili pas shumë kohëve ka dalë nga objekti komunalë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Atiq ka thënë se kanë diskutuar për projektet që do t’i realizojnë vitin tjetër, ndonëse tashmë është paralajmëruar mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore.

“Kryetarin Hetemi, e urova për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për qytetarët e komunës së Leposaviqit.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë e veçantë që sot ta pres për vizitë, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit z. Lulzim Hetemi.

Diskutuam për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t'i realizojmë në vitin që po vjen. Zhvilluam diskutime për çështje me interes për qytetarët e të dyja komunave.

Kryetarin Hetemi, e urova për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për qytetarët e komunës së Leposaviqit.

Lajme të ngjashme