Asociacioni sot padit Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë - NACIONALE

Asociacioni sot padit Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar se sot do ta dorëzojnë padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka thënë se këto ministri do të paditën për çështjen e kontratave kolektive ndaj MASHT-it dhe MSh-së, ku vlera e dëmit të vlerësimeve tejkalon shumën e 35 milionë eurove.

Synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale në mënyrë që këto mjete të gjejnë zbatim në shumë projekte kapitale të cilat shkojnë në të mirën e qytetarëve. Do të thotë sot komunat do të dorëzojnë padinë ndaj këtyre dy ministrive”, ka thënë ai.

Sipas tij, deri në këto momente, janë mbi 26 komuna të cilat sot do të dorëzojnë padi. /KK/

Lajme të ngjashme