Asociacioni duhet të formohet sa më shpejt - NACIONALE

Asociacioni duhet të formohet sa më shpejt

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Goran Rakiq ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë Kurti, gjatë ditës së sotme është takuar me kryesuesin e misionit të OSBE-së, Zbigniew Rau.

Ai gjatë këtij takimi, ka folur edhe njëherë për domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në vend që të gjejmë zgjidhje për problemet urgjente, kemi një numër në rritje të problemeve në sferat që kanë të bëjnë me funksionimin normal të çdo shoqërie, gjë që është shumë shqetësuese. Ne po themi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është diçka që do ta zgjidhë shumë probleme për serbët në Kosovë, pikërisht për këtë duhet të formohet menjëherë, pa vonesa”, ka deklaruar Rakiq.

Lajme të ngjashme