Asnjë meritë Kurti për liberalizim të vizave, thotë Tahiri i AAK-së - NACIONALE

Asnjë meritë Kurti për liberalizim të vizave, thotë Tahiri i AAK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka replikuar tentimit të Kryemininstrit të Kosovës, Albin Kurti, për të kapitalizuar në momentumin e heqjes së regjimit të vizavive për shtetasit kosovarë.

"E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri", ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se merita e vetme e pushtetit janë siç i quajti ai, “sanksionet” e BE-së ndaj Kosovës.

Reagimi i plotë:

KM Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim. Në fakt kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi!

Lajme të ngjashme