ASK njofton se më 12 korrik do të publikohen të dhënat e ReKos
Agjencia e Statistikva të Kosovës (ASK) do të bëjë publike të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024) në Kosovë më 12 korrik të këtij viti.
Në një njoftim pë media thuhet se, me rastin e shpalljes së rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë 2024, përfaqësues të lartë vendor dhe ndërkombëtarë do ta përshkruajnë rëndësinë e të dhënave të ReKos 2024, për zhvillimin e Kosovës, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e tyre nga perspektiva evropiane.