ASK: Kosova ka 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë rezidentë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ku del se Kosova ka 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë rezidentë.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.
“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet” – ka thënë ai.