ASK: Komuna e Prishtinës me më së shumti banorë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Sipas të dhënave preliminare Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë
Bazuar në të dhënat e ASK-së, Komuna e cila ka banorë më së shumti është ajo e Prishtinës e cila ka 227 mijë e 154 banorë, ndërsa pas Komunës së Prishtinës është ajo e Prizrenit me 147 mijë e 428 banorës, pas saj Ferizaji me 109 mijë e 345 banorë.
Ndërsa në Mitrovicën e Veriut janë 2 mijë e 346 banorë, Leposaviq 3 mijë e 207 banorë, Zubin Potok 758 banorë dhe Zveçan me 435 banorë.