Ashton lavdëron Lajçakun: Durove shumë - NACIONALE

Ashton lavdëron Lajçakun: Durove shumë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Catherine Ashton, ish-ndërmjetësuese në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka pasur fjalë të mira për Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Teksa i kanë mbetur edhe pak muaj në këtë pozitë, Ashton e lavdëroi Lajçakun, duke thënë se kishte privilegj të punonte me të.

Ai tha se Lajçaku ka duruar shumë nga të dyja palët.

“Dua që – sepse nuk do ta kem më shansin – të nderoj një person në këtë dhomë veçanërisht i cili është Miroslav Lajçak. E di që janë muajt e fundit në zyre. Kisha privilegjin të punoja me ju dhe të të thërrisja miku im i dashur për 15 vjet dhe askush nuk është përpjekur të bëjë më shumë në këto vjet të fundit sesa ti që të shtysh përpara këtë agjendë. Ju keni duruar shumë nga të dyja [palët] brenda BE-së dhe gjithashtu nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Por unë e di që përkushtimi juaj ka qenë absolut dhe keni qenë i palodhur” – ka thënë Ashton.

Lajme të ngjashme