Asgjë e re në projektligjin për personat e zhdukur, institucionet heshtin - NACIONALE

Asgjë e re në projektligjin për personat e zhdukur, institucionet heshtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk është miratuar ende nga Qeveria Projektligji i për personat e zhdukur.

Ministria e Drejtësisë thotë se drafti është dërguar në Zyrën e Kryeministrit, derisa familjarët e personave të zhdukur thonë se u ka humbur durimi. Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë informacione për përgatitjen e projektligjit, transmeton rtv Dukagjini.

Hartimi i Ligjit të ri për Personat e Zhdukur po zvarritet nga institucionet teksa familjarët thonë se po ju humbet durimi.

Ata tregojnë se institucionet u kanë premtuar se me këtë ligj do t’u njihet e drejta për të marrë dy pensione, atë të pleqërisë dhe kompensimin e të qenurit familjar i personave të zhdukur.

Kjo pasi që aktualisht, ata duhet të zgjedhin mes njërit prej tyre.

“Mjerisht të gjithë qëndrojmë me vesh hapur, kur, kur, kur? Unë kam qenë në një strategji, të cilën është thënë se është krye pjesa e jurispodencës së Kosovës, e kemi dërgua në komisioni, e kemi kry, por në Kuvend ende s’ka dalë, pse s’ka dalë se nuk po do politika me rehatu popullin”, ka thënë Bajram Qerkinaj nga Shoqata “Zëri i Prindërve”.

Nga ana tjetër edhe Nesrete Kumnova nga shoqata “ Thirrjet e Nënave” thotë për se kanë marrë një sërë premtimesh por që tani janë në pritje të realizimit të tyre.

“Pensioni i pleqërisë na takon se kemi dhënë kontributin, na takon, pensioni tjetër është pension i dhimbjes, megjithatë edhe ky na takon, po presim çdo moment. Na kanë premtu dhe ne po rrimë me këto premtime edhe ndonjë ditë, nëse jo prapë do bëhemi një grup i familjarëve dhe do të shkojmë te zv. kryeministri Bislimi ta kërkojmë”, ka thënë Kumnova

E, institucioni që ka nisur punën për hartimin e këtij projektligji thotë se ka kryer përgjegjësinë e vet. Ministria e Drejtësisë thonë se projektligji është dërguar në Zyrën ligjore të Kryeministrit.

Por nga zyra e kryeministrit Albin Kurti qe dy ditë nuk ka kthyer asnjë përgjigje lidhur me atë se kur ky projektligj mund të procedohet në Kuvend.

Informacionet kanë munguar edhe për përmbajtjen e draftit aktual, derisa të pa qasshëm kanë qenë edhe zyrtarë të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.

Lajme të ngjashme