Asfalti që s’po i bën rehat gjilanasit, po punohet natën në shi - NACIONALE

Asfalti që s’po i bën rehat gjilanasit, po punohet natën në shi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asfalti i rrugës Gjilan-Ferizaj u shtrua e u prish të paktën tre herë gjatë dy viteve të fundit.

Pikërisht në këtë rrugë, për t’i inspektuar punimet kishin dalë ministri i linjës Liburn Aliu, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe zëvendës ministri Hysen Durmishi.

Anipse Hyseni i Gjilanit krekosej me korigjimet që po bëheshin aty, kur asfalti u prish këtë javë tha se përgjegjësia i takon ministrisë.

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli këtë të enjte ka pyetur zëvendës ministrin Durmishi se kur do të riparohet sërish kjo rrugë.

Durmishi ndër të tjera tha për Nacionalen se rruga do të riparohet por sa të ketë kushte të përshtatshme klimatike, por qytetarët kanë dërguar fotografi në redaksinë e Nacionales ku shihet se rruga po riparohet natën në shi.

Përgjigja e plotë e Durmishit:

Lajme të ngjashme