Asamblistja e Vitisë pas kronikës së Nacionales: Është i parëndësishëm për kryetarin, nuk mund të bëj fushatë aty - NACIONALE

Asamblistja e Vitisë pas kronikës së Nacionales: Është i parëndësishëm për kryetarin, nuk mund të bëj fushatë aty

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Vitisë, Liridona Bislimi, ka reaguar pas kronikes të publikuar në Gazetën Nacionale rreth një zyrës me plotë dokumente dhe pa mirëmbajtje të ish drejtoria e Kadastrës të kësaj komunës.

Bislimi e ka përmendur kryetarin Sokol Haliti, ku ka thënë se ky vend është i parëndësishëm pasi që aty kryetari nuk mund të bëjë fushatë.

Ndër të tjera ka treguar se kryetari Haliti çdo dite kalon në afërsi të kësaj zyre.

Ky vend, i cili tashmë është i parëndësishëm, pasi është mes katër mureve aty ku kryetari Haliti nuk mund të bëj fushat e të krenohet për qeverisjen brilante. Aty ku asnjëherë nuk i dërgon kamerat për tu krenuar me arritjet e tij, ai vend nuk ekziston për kryetarin e Vitisë. Kjo zyre, me aq shumë informacione me rëndësi për qytetarët tonë, ku mes tjerash gazetarja Leonora F. Kolukaj, publikon edhe disa dokumente me të dhëna personale të cilat janë të qytetarëve tanë e që për ironi, kjo zyre gjendet vetëm 10 metra nga sheshi, ku kryetari Haliti çdo ditë kalon në këtë shesh.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Lajme të ngjashme