Asamblisti i LDK-së në Lipjan sqaron iftarin me presidenten: Nuk kishte karakter politik
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, Fadil Sopa, ka reaguar pas raportimeve në media për një iftar ku mori pjesë presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Haxhi Avdyli.
Sopa ka sqaruar se takimi nuk kishte asnjë karakter politik.
“Prej më shumë se 10 vitesh, familja Sopa çdo Ramazan e fton për iftar presidenten Vjosa Osmani. Edhe mbrëmë ajo ishte e ftuar në familjen time, e shoqëruar nga familja dhe kabineti i saj. Kjo është një traditë familjare dhe një mikpritje që e kemi ruajtur ndër vite”, ka shkruar Sopa.
Ai gjithashtu ka sqaruar se gjatë mbrëmjes kanë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë që kanë ardhur për ta përshëndetur presidenten.
“Sipas tij, gjatë iftarit kanë ardhur shumë njerëz për ta takuar presidenten dhe për të bërë fotografi me të, por kjo nuk ka qenë në asnjë mënyrë një organizim partiak”, thuhet në reagimin e tij.