Asambleistja e VV-së në Prizren kalon në AAK
Asambleistja e VV-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nazife Kokollari, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ajo ka bërë me dje se AAK-ja është shtëpi politike e vlerave.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se këtë vendim e ka marrë me vullnet të plotë dhe me besim në të ardhmen.
“Me vullnet të plotë dhe besim në të ardhmen, sot kam marrë vendimin që t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ky hap është shprehje e përkushtimit tim për t’u angazhuar edhe më shumë në shërbim të komunitetit dhe të vendit tonë të dashur”, ka shkruar ajo.
Kokollari tha se AAK është shtëpia politike e vlerave në të cilat ajo beson – liria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e dinjitetit të qytetarëve.
“Jam e bindur se së bashku, me punë dhe përkushtim, mund të sjellim ndryshime pozitive për të gjithë”, ka shkruar ajo.