Asadi dhe familja e tij mbërrijnë në Moskë, raportohet se u është dhënë azil
Asadi dhe familja e tij mbërrijnë në Moskë dhe u është dhënë azil, raportojnë mediat shtetërore ruse.
Ish-presidenti sirian Bashar al-Asad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë pasi u është dhënë azil në Rusi, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, e cila citon një burim në Kremlin, transmeton CNN.
"Asadi dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë. Rusia, për arsye humanitare, u ka dhënë atyre azil," tha burimi nga Kremlini, sipas TASS.