E çuditshme: as ministria e Mehajt nuk i reziston Big Brotherit, e shikon “live”
Sonte është duke u zhvilluar nata finale e Big Brother VIP Albania.
Numër i madh i qytetarëve kanë zgjedhur mënyra të ndryshime për tu bërë pjesë e këtij spektakli.
Më e rëndësishmja është se shumë qytetarë kanë shpërndarë në rrjetin social Facebook linkun ku mund të shikohet drejtpërdrejtë finalja e madhe e Big Brother.
Një ndër profilet që ka hyrë për të parë finalen e BBV e Shqipërisë është edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, dikaster ky i udhëhequr nga ministri Armend Mehaj.
Qytetarët kanë dërguar në adresën e Gazetës Nacionale momentin kur profili i Ministrisë së Mbrojtjes është bërë pjesë e atij linku.

