Sonte përfundon marrëzia shqiptare, ky është verdikti i Berat Buzhalës për Big Brother - NACIONALE

Sonte përfundon marrëzia shqiptare, ky është verdikti i Berat Buzhalës për Big Brother

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në natën finale të Big Brother VIP të Shqipërisë, gazetari Berat Buzhala ka dhënë verdiktin e tij rreth këtij programi.

Buzhala ka thënë se të dy programet, si Big Brother i Shqipërisë ashtu edhe i Kosovës kanë shoqëruar shqiptarët tash e gjashtë muaj, duke arritur maksimumin e shikueshmërisë.

Ai tutje ka thënë se këto dy programe i kanë shkaktuar dëm gastronomisë dhe që rrugët e qyteteve kanë mbetur të boshatisura sa herë që ka pas prime.

“Luizi e ka eklipsu çdo gjë, e ka thithë krejt dritën dhe oksigjenin. Shqipëria ka zgjedhje pas 10 ditëve, por fatkeqësisht interesimi për zgjedhje është disa herë më i vogël se sa interesimi për Big Brother. Luizi mundet me fitu sonte, me dal nga ajo shtëpi, më shku në Shkodër, kurse nëse ia lejon Ligji, ai mundet mu regjistru si kandidat për kryetar të secilit qytetet të Shqipërisë edhe me fitu atë garë.” – ka thënë Buzhala në një video.

Buzhala ka shpjeguar se pse Luiz Ejlli dhe Stresi (fituesi i BBV të Kosovës) kanë arritur gjithë këtë famë, duke thënë se fama e tyre është absurde, e megjithatë njerëzit i shohin si heronj.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe përkrahësit e tyre të zjarrtë, të cilët edhe kanë kërcënuar secilin që mund të ketë dalë kundër tyre.

“Po ka Big Brother edhe në Gjermani, ka edhe në Suedi edhe në vendet tjera, mirëpo askush nuk i ka spostua punët për më vonë sikur ne, duke e prit fundin e spektaklit. Moderatorët e emisioneve të tjera nuk kanë mundur me gjet mysafir gjatë orarit të tyre, nëse emisioni ka qenë njëjtën kohë me spektaklin e Big Brother.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme