Arton Rushiti, trajneri që po shkëlqen me grupmoshat e Fushë Kosovës
Rasti i Belgin Jasharit shkaktoi shumë reagime në Kosovë.
Megjithatë, njëri nga më meritorët për sukseset e Belginit është trajneri i tij, Arton Rushiti.
Me grupmoshat e Fushë Kosovës, Rushiti ka arritur disa suksese.
Me grupmoshën U15 ai aktuaisht kryeson në tabelë me 18 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. 84 gola të shënuar, dhe vetëm 8 të pësuar.
Megjithatë, Rushiti është në krye edhe të grupmoshës U17.
Ai me këtë grupmoshë gjendet në vendin e tretë, dhe e ka siguruar play off nëpërmjet të cilit mund të futet në Superligë.
Belgin Jashari edhe në intervistat e tij e ka çmuar kontributin e trajnerit Rushiti.

